Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

22 Qershor 2026 | 14:36

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, ku një 36-vjeçar në gjendje të dehur ka spërkatur me lëndë djegëse dhe ka djegur një mjet të tonazhit të rëndë të firmës e cila po rehabilitonte rrugën e Panajasë.

Mësohet se autori i kësaj ngjarjeje është Egli Aliraj, i cili sipas informacioneve paraprake është konfliktuar edhe me disa persona të tjerë në fshat. Ndërkohë, më pas ai ka marrë edhe armën e zjarrit të llojit çifte dhe, sipas burimeve të policisë, ka qëlluar në ajër.

Në vijim të kësaj, banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 36-vjeçarin. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë

“Në fshatin Panaja, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në këtë fshat, pas një konflikti për motive të dobëta me punonjës të një subjekti privat që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit, ka qëlluar në ajër me një armë gjahu dhe më pas i ka vënë zjarrin një automjeti kamionçinë në pronësi të këtij subjekti.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar, shtetasin E. A. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026