Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vizitë në Kosovë

30 Qershor 2021 | 20:32

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën të enjten.

Euronews Albania ka mësuar se Stoltenberg pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në orët e paradites.

Fillimisht do të vizitojë komandën e KFOR-it dhe ushtarët e NATO-s në kampin “Film City”, ndërsa pasdite do të zhvillojë takime me krerët institucionalë të Kosovës dhe me përfaqësuesit e pakicave.

Takimin e parë do e zhvillojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në 14:30 dhe menjëherë pas saj, diku rreth orës 15:10 do të takojë dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Vizita e Stoltenberg në Prishtinë, pritet të mbyllet me një konferencë për median.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026