Dënohen bashkëpunëtorët e Millosheviç, Kurti: Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe të kërkojë falje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas vendimit të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë, që dënoi me nga 12 vjet burgim ish-krerët e sigurimit shtetëror serb gjatë regjimit të Millosheviçit.
Kurti shprehet se strukturat e drejtuara nga këta persona kryen gjenocid edhe në Kosovë. Sipas tij, Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe të kërkojë falje, si e vetmja rrugë për të nisur pajtimin e dy vendeve.
“Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”, – shprehet Kurti.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burg dy nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit serb, Jovica Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviç, 71 vjeç.
Ata u akuzuan për udhëheqje të grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. Fillimisht, Gjykata e Hagës liroi Stanishiçin dhe Simatoviçin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013. Por, çështja u rihap në vitin 2015 pas protestave dhe apelit të prokurorëve.
Dy të dënuarit e Hagës kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili njihet si ‘kasapi i Ballkanit’.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta