Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589

26 Qershor 2026 | 17:09

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 589, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2,980, tha të premten presidentja në detyrë Delcy Rodriguez.

“Ne do t’i shpëtojmë ata që janë bllokuar nën rrënoja. Po punojmë pa u lodhur për këtë”, tha ajo.

Rodriguez tha se shteti La Guaira është zona më e goditur dhe vuri në dukje se forcat e sigurisë janë vendosur për të përshpejtuar përpjekjet e shpëtimit dhe për të siguruar shpërndarjen e ushqimit dhe ujit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) raportoi se dy tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë e goditën Venezuelën të mërkurën, vetëm 39 sekonda larg njëra-tjetrës.

Sipas USGS, tërmeti me magnitudë 7.5 ballë ndodhi 24.3 milje në juglindje të qytetit Yumare në shtetin Yaracuy, ndërsa tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi 14.9 milje në verilindje të San Felipe, gjithashtu në shtetin Yaracuy.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit

Austria ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit për nxehtësinë në pjesë të mëdha të vendit, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 40...
18:11 | 26/06/2026

Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë

Air France njoftoi sot se ka pezulluar përkohësisht fluturimet midis Parisit dhe kryeqytetit kongolez, Kinshasa, pasi një mjek që udhëtonte në atë linjë u konfirmua...
18:08 | 26/06/2026

Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington

Dita e katërt e raundit të pestë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Libanit nisi të premten në Departamentin e...
17:42 | 26/06/2026