Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…

26 Qershor 2026 | 19:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me Banjot Termale të Bënjës, duke shpërndarë edhe pamje nga zona. Në një postim në Facebook, ai ka ironizuar atë që e cilëson si “dezinformim digjital” për gjendjen e Bënjës.

Ai ka deklaruar se përhapja e lajmeve për shkatërrimin apo betonizimin e Bënjës është nxitur nga manipulime në rrjete sociale.

Rama thekson se zona është rasti ku nuk ka as konflikte pronësie dhe as ndërhyrje që dëmtojnë natyrën, por vetëm një projekt publik rigjenerimi që, sipas tij, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e aksesit për turistët.

“Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës

Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri

Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar në Facebook lidhur me shpalljen “person i padëshiruar” të Ikballe Hudutit në Shqipëri, duke e ndaluar...
20:20 | 26/06/2026

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo...
19:43 | 26/06/2026