Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360, konfirmoi të premten Presidenti i Asamblesë Kombëtare të vendit, Jorge Rodriguez.
Duke folur në një fjalim televiziv, Rodriguez tha se “tërmeti sizmik” që goditi bregdetin verior të vendit të mërkurën u pasua nga lëkundje të forta pasuese dhe shkaktoi dëme të rënda në zonat më të goditura të shtetit La Guaira.
Ai tha se 383 ndërtesa pësuan dëme të mëdha, duke e lënë infrastrukturën lokale të kompromentuar rëndë. Një total prej 3,007 personash janë zhvendosur dhe po strehohen në strehimore të përkohshme dhe spitale fushore.
Ekipet e emergjencës, të mbështetura nga ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit, vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit e bllokuar nën ndërtesat e shembura.
Rodriguez i bëri thirrje publikut të shmangë udhëtimet për në La Guaira, duke thënë se trafiku i rënduar po pengonte evakuimin e të plagosurve dhe po ngadalësonte operacionet e emergjencës.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) raportoi se dy tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë e goditën Venezuelën të mërkurën, vetëm 39 sekonda larg njëra-tjetrës.
Sipas USGS, tërmeti me magnitudë 7.5 ballë ndodhi 24.3 milje në juglindje të qytetit Yumare në shtetin Yaracuy, ndërsa tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi 14.9 milje në verilindje të San Felipe, gjithashtu në shtetin Yaracuy.
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit