Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi të premten pasaportat koleksionuese që mbajnë portretin e tij, të cilat do të qarkullojnë në një numër të kufizuar në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Pasaporta e re e SHBA-së thotë: ‘Mirë se vini, por silluni mirë’”, shkroi Trump në një postim të publikuar në platformën e tij, Truth Social.
Në kopertinën e pasaportës shfaqet presidenti Trump me një pamje serioze, i mbështetur mbi tavolinën e punës, ndërsa në sfond ndodhet teksti i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. Në pjesën e poshtme është vendosur firma e tij. Portreti duket se është bazuar në një fotografi të realizuar nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok.
Faqja e dytë e pasaportës përmban një pikturë që paraqet momentin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, me mbishkrimin: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës 250”.
Shtëpia e Bardhë publikoi gjithashtu imazhin e pasaportës, duke e shoqëruar me komentin: “Pasaportë Patriotike”.
Deri më sot, asnjë president në detyrë i Shteteve të Bashkuara nuk është paraqitur në një pasaportë.
Njoftimi vjen në kuadër të një sërë vendimesh që synojnë të lënë gjurmën personale të Donald Trump në simbole dhe institucione të rëndësishme amerikane, një qasje që ka nxitur kritika dhe akuza për kult të individit.
Gjithashtu, firma e Donald Trump do të përfshihet edhe në kartëmonedha koleksionuese, një tjetër risi që realizohet për herë të parë gjatë mandatit të një presidenti në detyrë të SHBA-së.
Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?