Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban: Ajo shkel vijat e kuqe

27 Qershor 2026 | 15:38

Kreu i Hezbollahut, Naim Qassem, tha të shtunën se marrëveshja kornizë Izrael-Liban e nënshkruar në Uashington është “e pavlefshme”, një “poshtërim” dhe një dorëzim i sovranitetit, dhe duhet të zëvendësohet nga memorandumi Iran-SHBA.

Qassem tha në një deklaratë se çdo përpjekje për të lidhur tërheqjen e Izraelit nga Libani jugor me çarmatimin e grupit kalon “vijat e kuqe”.

Më herët, një dron izraelit goditi zonën Nabatiya në Libanin jugor, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të vendit.

Sulmi erdhi një ditë pasi Izraeli dhe Libani nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-të që synonte lehtësimin e tensioneve përgjatë kufirit të tyre pas muajsh armiqësish me Hezbollahun.

Marrëveshja kornizë u arrit pas bisedimeve intensive ditën e premte, me pjesëmarrjen e vetë Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në fazën e tyre përfundimtare, Izraeli, Libani dhe SHBA.

Pesë raunde bisedimesh i kishin paraprirë, përfshirë një propozim të mbështetur nga SHBA-të që forcat izraelite t’ia dorëzonin ushtrisë libaneze një pjesë të territorit që mbajnë. Në fillim të bisedimeve, Libani dëshironte një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga territori libanez, ndërsa për Izraelin pika ngërçuese është se çdo formë tërheqjeje duhet të varet nga çarmatimi i plotë i Hezbollahut dhe siguritë se grupi nuk do ta rivendoste praninë e tij ushtarake përgjatë kufirit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë

Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi dy tërmete shkatërruan Venezuelën. Videoja që po qarkullon në...
17:07 | 27/06/2026

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

Më shumë se 1,600 ekipe kërkim shpëtimi nga pjesë të ndryshme të botës mbërritën në Venezuelë për të mbështetur përpjekjet e gjetjes në kohë të...
16:53 | 27/06/2026

Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit

Akullnajat zvicerane pritet të humbasin një sasi të madhe akulli për shkak të valës së të nxehtit që po godet Evropën, sipas kreut të Monitorimit...
16:44 | 27/06/2026