Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur
Venezuela është tronditur nga tërmetet teksa numri i viktimave shtohet moment pas momenti. Mes viktimave ka edhe familjarë dhe të dashur të personave me influencë si rasti i gruas së futbollistit Hector “Kiki” Bello, Andrea.
Ajo humbi jetën duke tentuar të shpëtojë fëmijën e saj të mitur nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 24 qershor. Ndërtesa në të cilën jetonte familja u shemb plotësisht gjatë tërmetit, duke i bllokuar banorët nën rrënoja.
Operacioni i shpëtimit filloi menjëherë, por për gruan e futbollistit ishte tashmë tepër vonë. Ajo sakrifikoi veten për të shpëtuar vajzën e saj.
Sipas dëshmitarëve okularë dhe mediave lokale, Andrea u përpoq të mbronte vajzën e tyre të vogël, Alanën, pak më shumë se një vjeç, duke e mbuluar me trupin e saj në momentin e shembjes. Veprimi i saj rezultoi shpëtimtar për fëmijën, e cila arriti të shpëtohej.
Futbollisti konfirmoi vdekjen e gruas së tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e tij të për humbjen, ndërsa rasti ka shkaktuar një valë mbështetjeje nga bota e sportit dhe më gjerë.
Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin