Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do të shfaqen mbi 60 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit, duke e kthyer Pogradecin në një qendër të rëndësishme të kinemasë ballkanike.
“Garojnë rreth 60 filma nga gjithë shtetet e Ballkanit. Hyrja është e lirë përherë. Një risi është me mikun e dashur, do shfaqim dy filma ‘Komisari i Dritës’ dhe dokumentarin e Rikardit të Mevlan Shanajt. Këtë vit festivali sjell filma të rinj, besojmë ndajmë të njëjtën histori por e shohim si janë frymëzuar artistët gjatë këtij viti”, është shprehur organizatorja Gerta Qyrku.
Regjisori Eno Milkani, njëherësh edhe organizator i festivalit, theksoi se ky aktivitet shërben si një urë komunikimi mes artistëve dhe krijuesve ballkanikë. Ai bëri të ditur se gjatë ditëve të festivalit do të organizohen edhe takime me emra të njohur të skenës dhe kinematografisë shqiptare.
“Sjellim filma, me 10 kategori, dokumentarë e filma të gjatë. Ajo që e bën të veçantë janë dy gjëra, temat që gjithmonë janë të përshtatura me gjërat që ndodhin në Ballkan, dhe kur takohen me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë eksperienca. Pogradeci është qyteti më i përshtatshëm për të pritur këtë festival. Ka takime të ndryshme, një ndër to është ditën e fundit, me aktorin Vasjan Lami që do kemi bisedë miqësore për eksperiencën në kinema, televizion”, ka treguar ai.
Pjesë e Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë prej 16 vitesh është edhe aktorja kosovare Velina Muçolli. Ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin në Pogradec, ndërsa këtë vit merr pjesë së bashku me vajzën e saj, Andrën, e cila është gjithashtu pjesë e festivalit.
“Ky është viti i 16-të, nuk jemi shkëputur asnjëherë. Është festivali më i dashur. Kënaqësi përherë. Kjo është rritur këtu. Dashuria më e madhe për Pogradecin”, është shprehur Muçolli.
Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të zhvillohet nga 23 deri më 27 qershor 2026 në Pogradec, duke sjellë për publikun një ndërthurje të kinemasë, kulturës dhe traditave të vendeve të Ballkanit. Për pesë ditë, qyteti liqenor do të mirëpresë artistë, regjisorë, aktorë dhe dashamirës të filmit nga vende të ndryshme të rajonit.
Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë
LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë për hyrjen në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë