Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
Në ditën e 28-të të tubimit qytetar në Tiranë, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën këtë të shtunë përpara qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të fortë dhe me tone të ashpra kritike ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, aktori u ndal te shoqërimet e fundit të disa protestuesve nga forcat e rendit, duke kërkuar zbatimin e barabartë të Kushtetutës.
Në përmbyllje të fjalimi të tij, ai recitoi vargje të poetit Naim Frashëri, duke bërë thirrje për mbrojtjen dhe vlerësimin e vendit pavarësisht rrethanave politike.
“Paraardhësit e mi pasuruan gjuhën shqipe, se p.sh. Edi Rama, jo Edi Rama, por maskarai, emri i tij na e bënë pis gjuhën. Na e bën pis gjuhën, nuk na lë ta mbajmë të pastër gjuhën tonë. Dëgjova që policia ka marrë 3-4 nga këta djem të protestës. Shumë turp.
Por tani Kushtetuta, mesa e njoh unë, thotë se jemi të barabartë përpara ligjit. Po pse nuk e fusin këtë maskara në burg? Pse nuk e fusin këtë që të kalbet atje, se ai i ka të gjitha. S’ke nga ta kapësh. Ka hequr 12 milje det, ka hequr Butrintin, ka hequr Vlorën, Sazanin nuk e kemi më, i ka shitur. Çfarë do të thotë kjo?
Duhet t’i shikojmë të gjitha gjërat dhe të përpiqemi ta duam atdheun tonë. Edhe të jetë kush të dojë, unë e dua Shqipërinë time. Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria.
Ti, Shqipëria ime, më jep nder, më jep emrin shqipëtar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”, e mbylli fjalimin ai.
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet