Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

28 Qershor 2026 | 15:32

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi përsëriti se lufta duhet të përfundojë plotësisht në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, në konferencën e tij për shtyp në Bagdad.

“Është për të ardhur keq që Izraeli vazhdon sulmet e tij. Sipas angazhimeve të përcaktuara në marrëveshje, SHBA-të mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për ndalimin e sulmeve, zbatimin e armëpushimit dhe sigurimin e tërheqjes nga zonat e pushtuara”, shtoi ai gjatë një konference për shtyp në Irak.

Memorandumi i mirëkuptimit i arritur midis SHBA-së dhe Iranit përfshin një armëpushim në Liban. Edhe një marrëveshje e re e nënshkruar midis qeverive të Izraelit dhe Libanit të premten, kanë bërë pak për të zvogëluar përplasjet në Libanin jugor.

Izraeli ka thënë se forcat e tij do të mbeten në Libanin jugor ndërsa përpiqen të degradojnë grupin Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore

Izraeli ka njohur unanimisht vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si atë që e quajti gjenocid. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar...
16:55 | 28/06/2026

Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani këtë të diele ka reaguar lidhur me sulmet e fundit të Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit. Ai ka...
16:41 | 28/06/2026

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

Një helikopter është rrëzuar në Arabinë Saudite duke vrarë të 14 personat në bord. Avioni që i përkiste gjigantit saudit të naftës Aramco dhe u rrëzua...
16:21 | 28/06/2026