Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 1,450, mbi 50 mijë të zhdukur

29 Qershor 2026 | 07:58

Numri i viktimave të tërmeteve shkatërruese në Venezuelë është rritur në 1,450, tha sot zyrtari i lartë venezuelian Jorge Rodriguez.

Duke folur për televizionin shtetëror, Rodriguez deklaroi se numri i të plagosurve arriti në 3,150 dhe se 12,721 familje u prekën , raportoi Sky News. Sipas tij, një total prej 774 ndërtesash u dëmtuan ose u shkatërruan.

Nga këto, 189 ndërtesa pësuan dëme të plota, ndërsa 585 u dëmtuan pjesërisht. Midis objekteve të prekura janë 38 spitale, dhe Rodríguez tha se autoritetet po punojnë me shpejtësi për t’i rindërtuar ato.

Ai shtoi se deri më tani u është ofruar ndihmë 73,937 familjeve, ndërsa më shumë se 7.2 milionë kilogramë ushqim janë shpërndarë për popullsinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve

Java ka nisur me vështirësi për mijëra udhëtarë në Spanjë, pasi kompania hekurudhore Renfe ka anuluar 320 shërbime hekurudhore këtë të hënë, më 29 qershor,...
11:00 | 29/06/2026

Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme...
10:42 | 29/06/2026

Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh

Kina ka premtuar ndihmë emergjente me vlerë 100 milionë juanë (rreth 14.7 milionë dollarë) për të mbështetur reagimin e Venezuelës ndaj një tërmeti shkatërrues, ndërkohë...
10:39 | 29/06/2026