“Gjuha maqedonase, dialekt i bullgarishtes”, deklarata portugeze shkakton debate në Shkup
Për rrugën drejt Bashkimit Europian, Maqedonia e Veriut është kundërshtuar edhe nga zyrtarë portugezë.
Gazetari i Euronews Albania, Benjamin Arifi raportoi se pse Portugalia si fillim kishte një draft që ishte i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut, por në fund Sekretarja e shtetit portugez për Çështjet Evropiane, Ana Paula Zacarias doli me deklaratë ku tha se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare dhe është kodifikuar në vitin 1945.
Kjo deklaratë e saj ka sjellë shumë reagime në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani deklaroi se presidenca sllovene do të trashëgojë draftin e presidencës portugeze, pasi sipas tyre drafti është në rregull për qeverinë e RMV, por deklarata e Zacarias nuk ka qenë e duhura.
Tashmë, Maqedonia e Veriut i ka varur shumë shpresat tek presidenca sllovene për të zgjidhur çështjet pezull me Bullgarinë dhe për vijuar rrugën drejt BE-së.
Më 22 qershor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën sërish të marrin një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për të nisur negociatat me familjen e Bashkimit Evropian.
Shkak u bë vetoja e Bullgarisë për problemet që ka me Maqedoninë e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta