Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
Java ka nisur me vështirësi për mijëra udhëtarë në Spanjë, pasi kompania hekurudhore Renfe ka anuluar 320 shërbime hekurudhore këtë të hënë, më 29 qershor, për shkak të një greve 24-orëshe të organizuar nga Sindikata e Hekurudhave (SF).
Pavarësisht grevës, shërbimet minimale të vendosura nga Ministria e Transportit do të mundësojnë funksionimin e pjesës më të madhe të rrjetit. Në linjat me shpejtësi të lartë dhe ato të distancave të gjata do të qarkullojnë 262 trena, ose 73 për qind e kapacitetit të zakonshëm, ndërsa në linjat e distancës së mesme do të operojnë 420 trena, rreth 65 për qind e shërbimeve të planifikuara.
Më të prekurit janë udhëtarët e linjave Cercanías, ku shërbimet janë reduktuar ndjeshëm dhe do të funksionojnë kryesisht gjatë orëve të pikut.
Renfe u ka ofruar pasagjerëve të prekur mundësinë të udhëtojnë me trenin më të afërt me orarin e tyre ose të ndryshojnë apo anulojnë biletat pa kosto shtesë.
Kjo është dita e parë nga dy greva 24-orëshe të paralajmëruara nga sindikata, ndërsa e dyta është planifikuar të mbahet më 15 korrik. Greva lidhet me kundërshtimin e sindikatës ndaj planeve për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët për Renfe Mercancías me kompaninë Medway, pjesë e grupit MSC.
Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur