Mashtrimet me e-mail, goditet grupi që përvetësoi 100 mijë euro
Me bashkëpunimin e një 30-vjeçareje, një grup shtetasish të huaj kanë arritur të mashtrojnë përmes internetit disa qytetarë shqiptarë duke shkaktuar një dëm prej 100 mijë eurosh.
Policia e Shteti njofton se hetimi nisi pas një kallëzimi që një bankë e nivelit të dytë në vendin tonë kishte bërë për rastin, ku si pasojë ra në pranga 30-vjeçarja me iniciale V.LL. banuese në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Grupi operon nëpërmjet një skeme të cilësuar “Mashtrimi i trashëgimisë”, ku përmes kartave bankare, 30-vjeçarja bashkë me shtetasit e huaj u merrnin njerëzve të ndryshëm, të huaj dhe vendas, 10% të shumës monetare për veprimet që ata kryenin.
Policia e shtetit bën apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm me komunikimet në e-mail apo rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta