Shpërthim në Monako, tre të plagosur, autori la një çantë jashtë ndërtesës me lëndë plasëse
Një shpërthim në një ndërtesë banimi në Monako ka lënë të plagosur tre persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi pak para orës 21:00 sipas orës lokale, në rrugën Rue Révérend Père Louis Frolla, pranë kufirit me Francën.
Sipas autoriteteve, shpërthimi dyshohet se u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e vendosur në një çantë të lënë jashtë ndërtesës. Ministri i Shtetit, Christophe Mirmand, deklaroi se ka shumë gjasa që bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Autoritetet bënë të ditur se pajisja shpërthyese përmbante bulona dhe fishekë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të dyshuar duke u larguar në drejtim të Francës menjëherë pas shpërthimit.
Në vendngjarje u angazhuan mbi 100 efektivë policie dhe ekipe të emergjencës. Tre të plagosurit u transportuan për trajtim në një spital në qytetin francez të Nicës.
Mirmand e cilësoi ngjarjen si një rast të paprecedentë për principatën, ndërsa Princi Albert II e dënoi incidentin duke e quajtur një “krim të shëmtuar” dhe një tronditje për të gjithë komunitetin e Monakos.
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran