Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve

30 Qershor 2026 | 08:14

Tre gra të reja janë arrestuar në Del Rio të Teksasit për vrasjen brutale të një 32-vjeçareje, nënë e pesë fëmijëve.

Autoret e krimit janë motrat Amaya dhe Kitty Diaz, si dhe shoqja e tyre Kiandra Renee Faz. Viktima Caroline ‘Caro’ Peña, u sulmua me thikë në një rrugë të qytetit, u dërgua me urgjencë në spital me plagë të shumta thike, por nuk ia doli mbanë.

Një tjetër detaj është në momentin teksa policia arrestoi 19-vjeçaren Amaya Cookie Diaz dhe 21-vjeçaren Kitty Mia Diaz në qytetin Del Rio, pranë kufirit me Meksikën, nga ku të dyja po buzëqeshnin, duke mos treguar asnjëshenjë pendese apo keqardhje.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë autoritetet mësohet se caktuan një lirim me kusht prej 15 milionë dollarësh për tre gratë e akuzuara për vrasjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026

Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi

Administrata amerikane synon të punojë me partnerët për të mbështetur përpjekjet për të rivendosur unitetin në Libi, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio...
10:04 | 30/06/2026