OBSH ngre shqetësimin se grumbullimet për Euro 2020 po përhapin më tej COVID-19

1 Korrik 2021 | 17:57

Grumbullimet në stadiume, sheshe apo dhe lokale gjatë këtij kampionati evropian të futbollit kanë shqetësuar ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të cilët thonë se kjo sjellje si dhe udhëtimi pa masa kufizuese po përhap një valë tjetër infeksionesh me COVID-19 në Evropë.

Mijëra tifozë pritet të ndjekin fazën e çerek-finaleve të evropianit, të cilat nisin të premten në Gjermani me ndeshjen Belgjikë-Itali dhe vazhdojnë më tej me ndeshje në Rusi, Azerbajxhan apo dhe Itali.

Sipas OBSH-së periudha prej rreth 10 javësh me ulje të infeksioneve në Evropë është ndërprerë nga një prirje e re e hasur në radhët e simpatizantëve të futbollit, të cilët i kanë ndjekur ndeshjet pa respektuar masat kufizuese si distanca apo përdorimi i maskave.

Javën e fundit është vënë re një rritje me 10% të rasteve dhe OBSH e ka lidhur këtë prirje me lëvizjen e madhe të turistëve në qytetet pritëse të evropianit.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer kritikoi UEFA-n pas ndeshjes Angli-Gjermani ku u lejuan 40 mijë tifozë në stadiumin Wembley. Ai tha se vendimi për të lejuar deri në 75% të kapaciteteve duhet kthyer pas. Seehofer e quajti si “të papërgjegjshëm” këtë vendim.

UEFA i tha agjencisë së lajmeve Reuters se masat e vendosura për futbollin janë në të njëjtën linjë me masat e përgjithshme të autoriteteve lokale që i organizojnë ndeshjet.

Rreth 2 mijë persona u diagnostikuan me COVID-19 në Skoci dy javët e fundit. Autoritetet thanë se 90% e tyre ishin meshkuj dhe kishin udhëtuar më 18 qershor në Londër për të ndjekur ndeshjen Angli-Skoci.

Shumica e vendeve evropiane janë shqetësuar nga varianti Delta i COVID-19, zbuluar fillimisht në Indi. Ky variant deri më sot është cilësuar më ngjitës se sa varianti fillestar i virusit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026