Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës

1 Korrik 2026 | 09:45

Tri ndeshje mjaft interesante zhvillohen sot në fazën e 1/16-ës së Kupës së Botës 2026.

Programi hapet me përballjen mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos nga ora 18:00, ku anglezët konsiderohen favoritë për kalimin tutje, por përballë do të kenë një skuadër që ka befasuar deri në këtë fazë të turneut. Më pas, Belgjika do të sfidojë Senegalin në një duel që pritet të jetë ndër më të balancuarit e kësaj faze. Kjo ndeshje nis nga ora 22;00.

Ndeshja e fundit e ditës do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnjë e Hercegovinës nga ora 02:00 e mëngjesit të së enjtes. V

endasit synojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e publikut për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira, ndërsa boshnjakët kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin historik në këtë Botëror. Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e duelit Belgjikë–Senegal në fazën e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës

Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Holandës pas eliminimit të saj nga Kupa e Botës. Lajmi erdhi ndërsa të martën u...
09:50 | 01/07/2026

Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë

Norvegjia ka siguruar një kualifikim historik në fazën e 16 në Botëror, duke mposhtur Bregun e Fildishtë me rezultat të ngushtë 2-1. Kjo fitore është...
09:50 | 01/07/2026

Zyrtari i lartë amerikan: Kërceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mark Malin, tha se po “kërcente nga gëzimi” kur ekipi kombëtar i Iranit u eliminua nga Kupa e Botës ...
08:02 | 01/07/2026