RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)

1 Korrik 2026 | 12:14

Ministria e Brendshme ka publikuar në X një video që tregon zhvillimin e një simulimi të një rasti pengmarrjeje në një qendër tregtare, ku forcat speciale RENEA ndërhyjnë për neutralizimin e situatës.

Në skenarin e ushtrimit, shihet reagimi i shpejtë dhe profesional i njësisë elitë të Policisë së Shtetit, RENEA, e cila arrin të vendosë nën kontroll “kërcënimin” dhe të sigurojë ambientin.

Edhe pse bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar, ajo synon të demonstrojë nivelin e gatishmërisë dhe aftësisë operacionale të forcave speciale në përballimin e situatave të rrezikshme në mjedise publike, thuhet në postimin e MB.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Irlandën për marrjen e Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar fokusin e saj te...
12:16 | 01/07/2026

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata...
12:07 | 01/07/2026

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026