Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur me tone të ashpra çështjen e patronazhimit.
Ajo i ka drejtuar një pyetje përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme nëse ka nisur ndonjë hetim kryesisht për vjedhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve.
Vokshi ka vënë në dukje se opozita ka dorëzuar prova të detajuara dhe ka denoncuar mbi 2,500 shkelje zgjedhore të dokumentuara, por sipas saj nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria e Posaçme.
“Unë dua që të trajtoj një prej fenomeneve që vitet e fundit më rezulton që është fenomeni më negativ para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe sigurisht pas zgjedhjeve, që është fenomeni i patronazhimit.
Tani pyetja që kam unë është: A keni bërë juve ndonjë hetim kryesisht në lidhje me këtë fenomen?
Për minimalisht dy prej anëtarëve të Partisë Socialiste, unë kam dërguar disa kallëzime penale në SPAK. Kam dhënë të dhëna të detajuara për secilin prej tyre në kallëzimet e mia, se si shpërdorohej sistemi i patronazhimit në zyrat elektorale të njësisë 9, të njësisë 11 dhe në Bashkinë Tiranë në përgjithësi.
Vetëm në 2025-ën për zgjedhjet kemi evidentuar mbi 2500 shkelje zgjedhore, krime zgjedhore. Ja kemi dërguar një kopje. E keni dhe me ju, e kemi bërë edhe lehtësisht të përdorshme se e kemi bërë dhe me QR kod. Vetëm mund të vini me telefon, ta vini telefonin te QR kodi dhe të shihni shkeljen zgjedhore. Një pjesë e mirë e tyre lidhen me sistemin e patronazhimit.
Kur janë bërë denoncime pafund për sistemin e patronazhimit, unë besoj që minimalisht ju duhet të kishit nisur një hetim sepse është fenomeni më negativ. Është kontroll i jetës së çdo votuesi, të çdo familjeje. Janë vjedhur të gjitha të dhënat personale, dhe kur them të gjitha: numri personal, telefoni, adresa, ku bëjnë shkollën fëmijët, kush janë mësuesit e fëmijëve, kush i patronazhon mësuesit, drejtuesit patronazhistë të shkollave, mjekët, infermierët, drejtuesit e qendrave shëndetësore. A keni ndërmend që të hetoni për patronazhimin? Të gjithë ministrat janë patronazhistë. E thashë, keni kokën e patronazhimit të Partisë Socialiste këtu në këtë sallë dhe nuk mund të mbyllni sytë sikur s’po ndodh asgjë kur çdo qytetar shqiptar është i survejuar, i spiunuar, i denigruar, i gjobitur.
Pra, a keni bërë juve ndonjë hetim për këtë?”, është shprehur Vokshi.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia