Lionel Messit i mbaron kontrata me Barcelonën
Argjentinasi Lionel Messi nuk ka firmosur ende një kontratë të re me Barcelonën, klubin ku ai ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij futbollistike, teksa nga data 1 korrik, atij i përfundoi kontrata me klubin katalanas.
Golashënuesi më i mirë i Barcelonës, i cili iu bashkua klubit spanjoll në moshën 13-vjeçare në vitin 2000, mund të konsiderohet si lojtar i lirë, deri sa të vendosë nëse do të firmosë një kontratë të re.
Të pyetur të martën mbi të ardhmen e Messit, drejtuesit e Barcelonës nuk dhanë koment edhe pse dështimi i një marrëveshjeje përpara datës 30 qershor shqetëson tifozët katalanas.
Presidenti i Barcelonës, Joan La Porta u shpreh besimplotë për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, në kohën kur Barcelona po përballet me një situatë të vështirë financiare, ku borxhi total i klubit arrin në 1 miliard euro.
Messi, i cili festoi 34-vjetorin gjatë javës që shkoi, u shndërrua në golashënuesin më të mirë të kombëtares së Argjentinës, teksa shënoi dy herë në fitoren 4-1 ndaj Bolivisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta