Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik
Peshku sferik po përhapet me shpejtësi në Detin Egje. Ky peshk invaziv është helmues dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar.
Ministria greke e Zhvillimit Rural dhe e Ushqimit njoftoi se do të ofrojë shpërblim financiar për kapjen e peshkut sferik. Oferta për kapjen e këtij peshku invaziv vlen për peshkatarët profesionistë rreth Kretës dhe në jug të Detit Egje. Për çdo kilogram të kësaj specieje invazive do të paguhen 5,33 euro. Shoqatat e peshkatarëve e përshëndetën këtë program, pasi ky peshk ua vështirëson ndjeshëm punën peshkatarëve dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar.
Sipas Qendrës greke për Kërkime Detare (HCMR) kjo specie përshtatet shumë ndaj mjediseve të ndryshme dhe ka pak grabitqarë natyrorë, gjë që favorizon përhapjen e saj. Po ashtu peshku sferik shumohet me shpejtësi duke zhvendosur dhe kërcënuar speciet vendase.
Helmues. por jo shumë i rrezikshëm
Peshku sferik është helmues dhe nuk duhet të konsumohet. Trupi i tij përmban tetrodotoksinë (TTX), një helm nervor që bllokon përcjelljen e impulseve në nerva dhe që nuk shkatërrohet nga nxehtësia gjatë gatimit. Po ashtu ai ka dhëmbë shumë të mprehtë, të ngjashëm me sqepin të cilat shqyen rrjetat e peshkimit dhe i zbraz ato. Peshkatarët raportojnë vazhdimisht për plagë të rënda nga kafshimet e këtij peshku, të cilat i pësojnë, për shembull, gjatë pastrimit të rrjetave.
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)