U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë
Dy persona janë arrestuar pas një propozimi për martesë në majë të kullës Empire State Building të mërkurën, pasi ata u ngjitën në majë të ndërtesës ikonike të qytetit të Nju Jorkut.
Të dy personat të veshur me rroba të zeza dhe që dukeshin të maskuar, shpalosën një banderolë të madhe të zezë në majë të rrokaqiellit ikonik me fjalët: “Kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtet, bota njeh paqen”.
Mbeti e paqartë se si dyshja arriti të ngjitej nëndërtesë, e cila ngrihet mbi qendrën e Manhattanit në një lartësi prej 443 metrash.
Pak pas orës 12:30 të pasdites, të dy zbritën në një platformë pak më të ulët në strukturën që mban antenën në majë të ndërtesës. Një person më pas u ul në një gjunjë dhe, pas asaj që dukej si një propozim martese nga një burrë për një grua, të dy personat u përqafuan dhe u puthën.
Policia e Nju Jorkut nuk ka konfirmuar asnjë emër. Megjithatë, dy personat duket se janë Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus, që kanë kryer akrobaci të ngjashme në qytete të tjera, përfshirë Tianjin në Kinë dhe Los Angeles.
Në një story të postuar në Instagram dhe që paraqiste një video me sa duket të xhiruar në majë të rrokaqiellit, Nikolau shkroi: “Aktualisht në Empire State Building mund ta shikoni në kamerën e internetit të qytetit.”
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë