Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi të mërkurën se çdo kërcënim ndaj popullit ose udhëheqjes iraniane do të përballet me një “përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme”.
Në një reagim në platformën X, Araghchi tha se kushtet e memorandumit të mirëkuptimit mes Iranit dhe SHBA-së janë të qarta, ndërsa akuzoi presidentin amerikan Donald Trump se duhet të frenojë aleatët e tij në Izrael.
Deklarata e tij erdhi pasi mediat raportuan se ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kishte thënë se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ishte “shënjestër për eliminim”.
Komentet vijnë pas hyrjes në fuqi të memorandumit të mirëkuptimit mes Uashingtonit dhe Teheranit, të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili synon t’i japë fund konfliktit dhe të krijojë një kornizë negociatash për çështje si programi bërthamor iranian, lehtësimi i sanksioneve dhe siguria rajonale.
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë