Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

1 Korrik 2026 | 22:28

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa transit në Ngushticën e Hormuzit, duke argumentuar se Teherani do të fitojë shumë më tepër para duke respektuar marrëveshjen bërthamore (MOU) sesa nga tarifat e propozuara.

Kjo nismë vjen dy javë pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi (MOU) midis SHBA-së dhe Iranit, i cili u jep 60 ditë kohë për të arritur një marrëveshje finale mbi programin bërthamor iranian.

Megjithatë, bisedimet për marrëveshjen përfundimtare ende nuk kanë filluar siç duhet për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Ngushticës së Hormuzit.

Ne kemi arritur një mirëkuptim që të mbajmë gjërat të qeta gjatë javës së ardhshme, që të mund të punohet në mënyrë produktive për të gjitha aspektet e MOU-së, pa raketa që fluturojnë. Presidenti ka qenë i qartë: çdo herë që ata gjuajnë, ne do të gjuajmë më shumë – dhe në objektiva që degradon më tej pozicionin e tyre në Ngushticë”, i ka thënë një zyrtar amerikan portalit Axios.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi sot se ekipi teknik i SHBA-së “po ulet me iranianët, me qatarët dhe me të tjerë në Doha… për të siguruar që po bëjmë përparim. Është ende herët, por bisedimet po shkojnë mirë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026

Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi të mërkurën se çdo kërcënim ndaj popullit ose udhëheqjes iraniane do të përballet me një “përgjigje të...
22:24 | 01/07/2026