Pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura 24 orë

1 Korrik 2021 | 20:38

Duke nisur nga sot do të funksionojnë gjatë 24 orëve pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve. Lajmi u bë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për sa i përket pikës kufitare në Qafë Botë, deri më datë 7 korrik do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot, pra, do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri 16:00, me një limit prej 250 personash në hyrje.

Të gjithë udhëtarët që do të kalojnë nga këto pika kufitare duhet të disponojnë:

  • Formularin PLF të plotësuar online
  • Testi PCR, Rapid test, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me COVID-19 (2-9 muajt e fundit).

Numri i lejuar i qytetarëve që do të kalojnë nga këto pika kufitare është:

  • Kakavijë: 1500 persona, e hapur 24 orë
  • Qafë Botë: 250 persona, e hapur 08:00 me 16:00)
  • Kapshticë: 400 persona, e hapur 24 orë.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026