Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore

2 Korrik 2026 | 09:34

Më shumë se 1,000 hektarë tokë janë përfshirë nga zjarret në Francën jugore, ndërsa qindra zjarrfikës vijojnë betejën me flakët në kushte të vështira, të shkaktuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Zjarri më i madh shpërtheu në komunën Pouzols-Minervois, në departamentin Herault, dhe më pas u përhap në Aude, duke djegur mbi 800 hektarë. Edhe pse u vu nën kontroll të enjten në mëngjes, autoritetet paralajmëruan se mbeten fronte aktive për shkak të erërave të vazhdueshme.

Rreth 350 banorë u evakuuan si masë parandaluese. Sipas autoriteteve, nuk janë dëmtuar banesa, por disa vreshta kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë, dy zjarre të tjera të mëdha shpërthyen në veri të Marsejës. Në Rognac, flakët u shuan gjatë natës pasi përfshinë rreth 50 hektarë, ndërsa u evakuuan pesë banesa dhe u dëmtuan disa objekte e automjete. Nuk raportohet për të lënduar.

Në Lancon-Provence, zjarrfikësit vazhdojnë operacionin për shuarjen e një zjarri që ka djegur rreth 200 hektarë tokë.

Zjarret kanë shkaktuar edhe ndërprerje në transportin hekurudhor, pasi shërbimet rajonale TER mes Marsejës dhe Miramas u pezulluan përkohësisht për shkak të afrimit të flakëve pranë linjës hekurudhore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni

Polonia ka marrë “dritën jeshile” nga Shtëpia e Bardhë për praninë e përhershme të trupave amerikane në vend, tha sot kreu i zyrës për politikë...
12:01 | 02/07/2026

Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

Dita e fundit e muajit qershor ishte afati përfundimtar në kuadër të periudhës së katërt raportuese për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i përmbushur reformat...
11:20 | 02/07/2026

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026