Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival.
Aktiviteti mblodhi në qytet qindra motoristë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të rajonit, duke krijuar një atmosferë të veçantë për banorët dhe vizitorët. Paradat e motorëve në rrugët e qytetit, ekspozimi i modeleve të ndryshme dhe koncertet rock me performanca live tërhoqën vëmendjen e publikut, i cili ndoqi me entuziazëm aktivitetet e festivalit.
Një nga risitë e këtij edicioni ishte pjesëmarrja për herë të parë e makinave amerikane në paradën festive, duke i shtuar më shumë spektakël dhe larmi aktivitetit.
Muzika, energjia dhe pasioni për motorët e automjetet ikonike u ndërthurën në një ngjarje që solli gjallëri dhe promovoi Korçën si një destinacion të rëndësishëm për evente kulturore dhe turistike.
“Unë vij nga Ulqini, Mal i Zi. Vij përherë këtu, të kënaqur me mikpritjen, atmosfera fantastike, ne jemi grup miqësie e kemi një botë të veçantë tonën. Motorët janë Harly. Është mjet që të jep ndjesi të veçantë”.
“Jam motorist i ri. Kam rreth 4 vite që kam marrë motor, tani kam stil me sportiv. Pasioni për motrat na bashkon re gjithëve, është liri në mendim e në lëvizje. Jemi grup nga Korça, kemi një vit që jemi krijeur e shpresojmë të shtohen me tepër motoristet në qytet “
“Unë e kam ngarë që vjen 5 vjeç me karkalec 50 kubiksh, tani kam një Honda 1800 kubiksh dhe katër gomsh. Pasioni nuk ndalon asnjëherë, ka per të ngelur pasioni me i madh. Ai qe me ka inspiruar është babai im e kemi vazhduar akoma e më tepër duke bërë rruge te ndryshme, stërvitur. Shkojmë e jashtë shtetit, në festat e motorëve. Është festë madhështore, që i duhet qytetit të Korçës se i jep gjallëri, turizëm e shume zhurme “
Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe interesin e treguar nga komuniteti i motoristëve dhe pronarët e automjeteve klasike, duke e konsideruar festivalin një sukses dhe një mundësi për ta vazhduar atë si një traditë të përvitshme për qytetin. Atmosfera festive, tingujt e motorëve dhe pjesëmarrja e lartë e bënë këtë fundjavë një spektakël të veçantë për qytetin e Korçës
Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh