Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës, tha se sipas tij aty në të vërtetë duhet të ishin dy arkivole, duke nënkuptuar me këtë mbylljen e ciklit politik të Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Sipas tij, nuk ka asnjë simbolikë të zezë në atë arkivol, pasi ai përfaqëson fundin politik, ndërsa u shpreh se kryeministri Rama e përdori shfaqjen për t’u viktimizuar, duke e krahasuar këtë me arkëmortin e Azem Hajdarit që u soll para Kryeministrisë së drejtuar nga Nano në vitin 1998.
“Kreativiteti ka qenë arma e fortë, një ndër armët e forta të lëvizjes. Dëgjoni, kam përjetuar edhe 1998 edhe në ’99-ën, sepse kam qenë në gjykatë në atë kohë. Po i kam pasur unë. Po është histori tjetër. E kuptoj këtë sensibilitetin e përdorimit të arkivolit. Duket sikur ka një lloj kontradikte midis të qenit paqësor gjatë gjithë kohës dhe përdorimit të një simbolike të zezë. Po e quaj të zezë tani arkivolin. Asgjë të zezë nuk ka në këtë mes, zero. Pse në fund të fundit është arkivoli politik, që ta bëjmë të qartë për këdo. Madje pse një arkivol, pse vetëm një dhe jo dy në fakt?”, tha ai.
Sipas tij, fundi politik kërkohet për dy personazhe politike ndërkohë që shtoi se ajo çfarë i bëri përshtypje nuk ishte përdorimi i arkivolit si simbolikë, por viktimizimi i Ramës.
“U viktimizua, sepse ditën tjetër nuk bëri gjë tjetër. Bëri një çarçaf të gjatë e të gjerë ku në qendër ishte pikërisht arkëmorti, që ta përdorim fjalën e Kadaresë tani. Shikoni çfarë konstruksioni logjik ka dashur të përdorë Rama: protestë si ’14 shtatori, para Kryeministrisë si ’14 shtatori, arkëmort si ’14 shtatori, dhe për këtë arsye përfundimi është i thjeshtë: është një protestë e dhunshme si atëherë, si ’14 shtatori, dhe jo vetëm kaq. Jo vetëm kaq, por është edhe e Berishës. Thelbi i qëndrimit të Ramës ishte pikërisht kjo: do ta ekspozojë lëvizjen si lëvizje të Berishës, të kapur nga Berisha, nga PD-ja”, tha Alibeaj.
Ai shtoi se, sipas tij, Rama e bën këtë për disa arsye, duke theksuar se në raport me Berishën e ka betejën gjithmonë të fituar.
“Është pikërisht ky konflikt i stisur që e ka mbajtur Shqipërinë në letargji dhe polarizim artificial. Historia vazhdon akoma, partizanë dhe ballistë. Dhe kjo ka qenë ajo që shqiptarët i ka mbajtur për kaq kohë në letargji, sepse përkundër kundërshtarit, të majtit apo të djathtit, harronin që kishin gjëra të përbashkëta: të vjedhur, të varfër, të mjeruar, pa shpresë, të sunduar. Kanë zbuluar njëri-tjetrin shqiptarët”, tha Alibeaj.
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun