Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

6 Korrik 2026 | 21:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke bërë të ditur se çështja do të jetë pjesë e bisedimeve që do të zhvillojë këtë javë gjatë samitit të NATO-s në Turqi.

“Po flasim. Do të shohim nëse mund t’i japim fund”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, ndërsa u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin, “po e ndjen presionin”.

Duke iu referuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Trump tha se edhe ai dëshiron që lufta të marrë fund sa më shpejt.

Sa i përket Iranit, presidenti amerikan përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë një ndryshim regjimi në Teheran, por paralajmëroi se autoritetet iraniane “do të bënin mirë të arrinin një marrëveshje”.

“Shtetet e Bashkuara ose do të arrijnë një marrëveshje me Iranin, ose do ta përfundojnë punën”, u shpreh Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026