Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vlerësoi si të drejtë vendimin e FIFA-s për të anuluar pezullimin e sulmuesit të përfaqësueses së SHBA-së, Folarin Balogun, pas kartonit të kuq, duke theksuar se ndeshjet duhet të zhvillohen me formacionet më të forta për të shmangur çdo dyshim mbi meritën e fitores.
Rubio i bëri komentet në Uashington, përpara takimit me ministrin e Jashtëm të Kilit, Francisco Pérez Macken, kur u pyet nga gazetarët për vendimin e FIFA-s për të tërhequr pezullimin.
“Ishte një vendim i gabuar në fillim. Situata të tilla nuk duhet të gjykohen me pamje të ngadalësuara, por në ritmin real të lojës. Mendoj se ishte e drejtë që vendimi u korrigjua”, citohet Rubio në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai shtoi se edhe kundërshtarët, në këtë rast përfaqësuesja e Belgjikës, nuk do të dëshironin të fitonin ndaj një skuadre që nuk paraqitet me përbërjen e saj më të fortë.
“Pse të fitosh dhe më pas të gjithë të thonë se fitorja nuk kishte të njëjtën vlerë, sepse lojtari dhe golashënuesi më i mirë i kundërshtarit mungonte?” u shpreh Rubio.
Sipas tij, është në interes të sportit që ekipet të përballen me formacionet më të mira të njëra-tjetrës, në mënyrë që rezultati të mos vihet në diskutim.
“Mendoj se ishte vendimi i duhur. Pati shumë debat rreth këtij rasti, por nga ajo që kam dëgjuar nga njerëz që e njohin mirë futbollin, lojtari nuk po shikonte se ku po vendoste këmbën dhe nuk ishte e qartë se e kuptonte kontaktin. Gjithsesi, nuk e konsideroj veten ekspert të futbollit”, përfundoi Rubio.
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit