Shembet çatia e një marketi në New Jersey, shpëtojnë mrekullisht të gjithë blerësit (VIDEO)

7 Korrik 2026 | 08:46

Shirat e rrëmbyeshëm në New Jersey shkaktuan të hënën shembjen pjesërisht të çatisë së një marketi ku raportohet se Brenda ishin 27 persona.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:16 të mëngjesit në BJ’s Ëholesale Club në Ocean Toënship. Policia, Zyra e Sherifit të Qarkut Monmouth dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëhetë në vendin e ngjarjes ku nga pamjet e publikuara u shkaktua një dëm i madh material.

Sipas autoriteteve, dy persona mbetën pjesërisht të bllokuar nën rrënoja, por ata arritën të liroheshin dhe të dilnin të sigurt nga ndërtesa.

“Ky incident është një tjetër kujtesë se sa shpejt moti ekstrem mund të krijojë kushte të rrezikshme dhe të paparashikueshme”, tha Sherifi Sean Golden.

Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të shërbimeve të emergjencës, duke thënë se pavarësisht përmbytjeve dhe kushteve të vështira në zonë, agjencitë punuan së bashku në mënyrë efektive për të siguruar që të gjithë në dyqan të ishin të sigurt. Nuk u raportuan të lënduar nga shembja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha të martën se aleanca ka bërë përparim të jashtëzakonshëm një vit pas përcaktimit të misionit të saj...
11:00 | 07/07/2026

Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në një intervistë të marten ka deklaruar se Italia do të ndalojë së reaguari ndaj komenteve provokuese të Presidentit...
10:47 | 07/07/2026

Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?

Udhëheqësit botërorë janë në Turqi për një samit të NATO-s, por një ‘lojtar kyç’, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka pasur një marrëdhënie të trazuar...
10:34 | 07/07/2026