Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së

7 Korrik 2026 | 14:48

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se bisedimet për një marrëveshje përfundimtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të nisin teksa Uashingtoni vazhdon të lëshojë kërcënime, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “do ta përfundoj punën” nëse dy palët dështojnë të arrijnë një marrëveshje.

“Negociatat për marrëveshjen përfundimtare nuk do të mbahen nëse kërcënimet vazhdojnë. Nderoni nënshkrimin tuaj”, shkroi Araqchi në X më 7 korrik, duke iu referuar Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur muajin e kaluar.

Memorandumi kërkon nga të dyja shtetet që të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës ndaj njëra-tjetrës. Më 6 korrik, Trump përsëriti kërcënimin e tij për veprim të mëtejmë ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se SHBA-ja ose do të arrijë një marrëveshje me Teheranin ose “do ta përfundojë punën” që nisi në fund të shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Republikës Islamike.

“Ne mund t’ua rrëzojmë urat brenda një ore, mund t’ua shkatërrojmë furnizimet e tyre me energji… Tani ata nuk kanë para. Nuk iu kemi dhënë asnjë cent”, shtoi ai.

Ky reagim erdhi në kohën kur Irani po vazhdon ceremonitë mortore për liderin e vrarë suprem, ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të konfliktit.

Mohammad Baqer Zolqadr, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i cilësoi deklaratat e Trumpit si “deluzionale”, duke shtuar se “iranianët nuk e njohin gjuhën e kërcënimeve. Prandaj, flisni me popullin iranian me respekt, në të kundërtën ne do të përgjigjemi me një gjuhë tjetër”.

Bisedimet SHBA-Iran përfunduan javën e kaluar pa ndonjë rezultat, teksa armëpushimi 60-ditor – i paraparë në Memorandumin e Mirëkuptimit – synon të ofrojë kohë për diplomacinë./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)

Protestues anti-NATO dhe forcat e policisë janë përplasur në rrugët e Ankarasë, ndërsa liderët e vendeve anëtare të Aleancës nisën mbërritjen në kryeqytetin turk për...
17:02 | 07/07/2026

Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ringjallur pretendimin e tij nga fillimi i këtij viti se Groenlanda, territori gjysmë-autonom arktik i Danimarkës, “duhet të kontrollohet...
17:01 | 07/07/2026

Katari dënon ashpër një sulm iranian, kërkon të ndalen kërcënimet ndaj sigurisë detare

Katari ka dënuar ashpër një sulm të pretenduar iranian ndaj anijes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) Al Rekayyat, pranë Ngushticës së Hormuzit, duke i...
16:02 | 07/07/2026