Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë

8 Korrik 2026 | 12:30

Vendet evropiane anëtare të NATO-s pritet të investojnë 50 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme për zhvillimin e armëve me goditje precize me rreze të gjatë, në një nismë të re të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar.

Plani prezantohet në Samitin e NATO-s në Ankara nga kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili do të mbledhë rreth një duzinë partnerësh evropianë për të nisur bashkëpunimin në zhvillimin e kapaciteteve të reja ushtarake.

Sipas qeverisë britanike, fondi prej 50 miliardë dollarësh do të përdoret për zhvillimin e sistemeve moderne të goditjes me rreze të gjatë, të afta të godasin objektiva mbi 300 kilometra larg dhe, në disa raste, edhe më shumë se 2 mijë kilometra, me saktësi të lartë.

Nisma synon të forcojë aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s, duke rritur njëkohësisht bashkëpunimin industrial dhe teknologjik mes vendeve evropiane. Londra thekson se investimi do t’i mundësojë Evropës të zhvillojë armë të gjeneratës së ardhshme dhe të ketë një rol më të madh në sigurinë e Aleancës.

Britania e Madhe ka angazhuar tashmë 3 miliardë paund deri në vitin 2030 për zhvillimin e kapaciteteve të saj të goditjes me rreze të gjatë dhe, në kuadër të kësaj nisme, do të bashkëpunojë me Gjermaninë, Francën dhe Italinë në projekte për zhvillimin e raketave hipersonike dhe sistemeve të avancuara të sulmit.

Kryeministri Starmer deklaroi se një NATO më e fortë dhe me një rol më të madh evropian është thelbësore për sigurinë e kontinentit, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë ka treguar rëndësinë vendimtare të armëve me rreze të gjatë në fushën e betejës.

Sipas qeverisë britanike, programi do ta vendosë zhvillimin e kapaciteteve të goditjes precize në qendër të agjendës së NATO-s gjatë vitit të ardhshëm, me synimin për të rritur aftësinë e aleancës për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën

Disa aleatë të NATO-s kanë njoftuar se do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore Patriot për Ukrainën direkt nga prodhuesi në Shtetet e Bashkuara, gjë që...
13:40 | 08/07/2026

Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit

Autoritetet në Barcelonë po zgjerojnë projektet e gjelbërimit urban, duke hequr shtresat e asfaltit në disa rrugë dhe sheshe për t’i rikthyer më shumë hapësirë...
13:30 | 08/07/2026

A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?

Presidenti amerikan ka kërcënuar edhe një herë se do të ndërpresë lidhjet tregtare me partnerët e tij iberikë, eksportet e të cilëve në Amerikë përbëjnë...
13:13 | 08/07/2026