Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
Qeveria spanjolle ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të urdhrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë me Spanjën, të cilën gazeta spanjolle El Pais raportoi se ishte përgatitur në rast se presidenti amerikan do ta sulmonte vendin në samitin e NATO-s.
Në deklaratën e zyrës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez thuhej se “Spanja i pret këto deklarata me qetësi dhe normalisht”, duke shtuar se ata nuk duan që të ndryshojnë marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet në fushën sociale, kulturore dhe ekonomike.
“Lidhjet ekonomike krijohen nga kompani private, jo nga qeveritë. Marrëdhënia dypalëshe midis SHBA-së dhe Spanjës është e dobishme për të dy vendet, si në sferën tregtare ashtu edhe në atë të mbrojtjes.”
Më herët, Trump theksoi se Spanja ishte një partner i tmerrshëm në NATO, duke urdhëruar ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me të.
“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë, unë nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën. Ndërpritni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë vizitat. Ne nuk duam asgjë. Shihini të kthehen me vrap, oh, do të kthehen me vrap.”, u shpreh presidenti Trump.
4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit