Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara kanë nisur kthimin e avionëve të furnizimit me karburant në bazat e tyre në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet me Iranin vijojnë të rriten. Sipas mediave izraelite, në Izrael ekziston bindja se Uashingtoni mund t’i japë dritën jeshile Tel Avivit për të rifilluar sulmet kundër Teheranit.
Transmetuesi publik KAN raportoi se vlerësimet në Izrael janë se SHBA-ja mund të mbështesë një përgjigje ushtarake izraelite ndaj Iranit. Ndërkohë, Channel 12 bëri të ditur se strukturat e mbrojtjes izraelite po monitorojnë nga afër zhvillimet pas shkëmbimit të sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit.
Sipas raportimeve, kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, për të shqyrtuar situatën. Zhvillimet vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja “ndoshta” do të kryejë sulme të tjera ndaj Iranit dhe se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar muajin e kaluar për t’i dhënë fund konfliktit “ka mbaruar”.
SHBA-të nisin sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 22:27 SHBA-të nisin sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë