300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët
Qeveria ka hapur 300 kuota të reja për kredi të buta, duke u dhënë mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë banesën e tyre me kushte të lehtësuara financimi.
Nga kjo skemë mund të përfitojnë mësuesit, punonjësit e Policisë së Shtetit, mjekët, infermierët, ushtarakët, si edhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tyre të varësisë. Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes një sistemi pikëzimi, i cili do të vlerësojë situatën e secilit aplikant.
Pikëzimi do të bazohet në disa kritere, mes tyre kushtet e strehimit, gjendja ekonomike, familjare dhe sociale, si edhe statusi i punësimit. Prioritet do t’u jepet punonjësve që nuk kanë banesë në pronësi ose që jetojnë në kushte të mbipopulluara.
Për të përfituar nga programi, aplikantët duhet të plotësojnë edhe disa kushte të tjera ligjore. Ata duhet të vërtetojnë se nuk zotërojnë banesë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk kanë pasuri në proces legalizimi dhe të përmbushin kriteret e përcaktuara për nivelin e të ardhurave.
Aplikimet do të kryhen në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, ku kandidatët do të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtim.
Programi i kredive të buta synon të lehtësojë aksesin në strehim për punonjësit e sektorit publik, në një kohë kur rritja e çmimeve të banesave dhe kostove të jetesës ka vështirësuar blerjen e një shtëpie për shumë familje. Përfituesit do të kenë mundësinë të marrin financim me interesa të subvencionuara nga shteti, duke ulur ndjeshëm koston e kredisë për blerjen e banesës së parë.
Këmbimi valutor 9 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit
Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:05 Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra
- 19:56 Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:45 Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
- 19:35 Rekrutimi i të riut në ushtri, përleshje të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv (VIDEO)
- 19:23 Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore