Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
Ndërtimi mbetet sektori më i ekspozuar ndaj huamarrjes në ekonominë shqiptare. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, 43% e ndërmarrjeve të ndërtimit deklarojnë se kanë aktualisht një hua për të paguar, përqindja më e lartë ndër të gjithë sektorët e ekonomisë.
Pas ndërtimit renditet tregtia, ku 40% e bizneseve kanë kredi, industria me 39%, ndërsa sektori i shërbimeve ka nivelin më të ulët, me vetëm 26% të ndërmarrjeve huamarrëse.
Banka e Shqipërisë evidenton gjithashtu se ndërtimi ka barrën më të lartë të huasë në raport me kapitalin. Rreth 27% e ndërmarrjeve të këtij sektori deklarojnë se vlera e huasë është e barabartë ose më e madhe se kapitali i tyre. Për krahasim, kjo peshë është 20% në tregti, 16% në shërbime dhe 13% në industri.
Ngarkesa financiare është rritur edhe gjatë vitit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 vetëm 18% e firmave të ndërtimit raportonin hua sa kapitali ose më të larta, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë kjo peshë u rrit në 27%.
Kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e kompanive të ndërtimit mbështeten fuqishëm te financimi bankar për të mbuluar kostot dhe për të zhvilluar projektet e tyre, në një kohë kur sektori vijon të jetë edhe ndër më aktivët për nga shitjet.
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
- 20:08 Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
- 20:06 Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
- 20:01 Sot dita e 39-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë mbajnë fjalimet e tyre
- 19:55 Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja