Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës
Një analizë e re gjaku mund të shkurtojë ndjeshëm kohën që duhet për diagnostikimin e endometriozës, një sëmundje që prek rreth 190 milionë gra dhe vajza në mbarë botën. Sipas një studimi të ri, testi arrin të identifikojë një model specifik hormonal të pranishëm vetëm te pacientet me endometriozë me një saktësi mbi 95%.
Studimi tregon se gratë me këtë sëmundje kanë një “gjurmë hormonale” të veçantë, e cila përfshin nivele të larta të hormonit 11-ketotestosteron. Bazuar në këtë model hormonal, studiuesit arritën të dallojnë me saktësi pacientet me endometriozë nga ato që nuk e kishin këtë sëmundje.
Kërkimi u krye nga shkencëtarë të Universitetit të Edinburgut, të cilët analizuan mostrat e gjakut të 159 grave me endometriozë të konfirmuar dhe 57 grave të shëndetshme.
Aktualisht, endometrioza diagnostikohet përmes ekzaminimit gjinekologjik, ekografisë, rezonancës magnetike ose laparoskopisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në disa raste duhen deri në 12 vjet për të vendosur diagnozën, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar koha mesatare e pritjes është më shumë se 9 vjet.
Ekspertët besojnë se ky test gjaku mund të ndryshojë mënyrën e diagnostikimit të sëmundjes, duke mundësuar zbulimin më të hershëm, fillimin në kohë të trajtimit dhe zhvillimin e terapive të reja për pacientet me endometriozë.
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
- 20:08 Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
- 20:06 Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
- 20:01 Sot dita e 39-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë mbajnë fjalimet e tyre
- 19:55 Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore