Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)

8 Korrik 2026 | 19:44

Të shohësh shtetas të huaj të punësuar në Shqipëri nuk është më një fenomen i pazakontë. Vitet e fundit, bizneset kanë gjetur zgjidhje te punonjësit nga vende të ndryshme të Azisë dhe Afrikës për të mbushur vendet vakante. Nga prodhimi te shoferët e autobusëve, hoteleria, ndërtimi dhe bujqësia, punëtorët e huaj janë kthyer në një mbështetje të rëndësishme për shumë sektorë të ekonomisë.

Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive tregojnë se gjatë vitit 2025 janë miratuar 18 156 kërkesa për punësimin e shtetasve të huaj, një rritje prej 43.4% krahasuar me një vit më parë. Rreth 14 mijë prej tyre ishin leje pune të dhëna për herë të parë.

Në krye të listës së shtetasve të punësuar renditen qytetarët nga Filipinet dhe India, të ndjekur nga Egjipti, Turqia dhe vende të tjera.

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Evropian kanë krijuar boshllëqe në shumë sektorë të tregut të punës, pavarësisht se në disa fusha janë raportuar edhe rritje pagash.

Përballë mungesës së fuqisë punëtore, bizneset po zgjedhin gjithnjë e më shpesh të rekrutojnë punonjës nga vende të largëta, duke u ofruar jo vetëm kontrata pune, por edhe akomodim dhe transport. Për shumë kompani, punësimi i të huajve është kthyer në një mënyrë për të garantuar vijimësinë e aktivitetit.

Rritja e numrit të lejeve të punës tregon se Shqipëria nuk është më vetëm një vend nga ku largohen punëtorët, por po shndërrohet gradualisht edhe në një destinacion pune për qytetarë nga vende jashtë Evropës.

Megjithatë, sfidë mbetet integrimi i punëtorëve të huaj në shoqëri, si dhe krijimi i kushteve që tregu i punës të vijojë të jetë konkurrues edhe për punonjësit shqiptarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
19:31 | 08/07/2026

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026