Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian.
Sipas Bardhit, Kuvendi është nuk po kryen më funksionet e tij kushtetuese të kontrollit dhe mbikëqyrjes, ndërsa shton se opozitës po i mohohen të gjitha instrumentet parlamentare për të ushtruar rolin e saj.
Ai paralajmëroi se mungesa e llogaridhënies po dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fjala e plotë e Gazment Bardhit në PE:
“Të nderuar kolegë,
Si shumica prej jush në këtë sallë, edhe unë besoj se mënyra se si funksionon një Parlament nuk përcakton vetëm cilësinë e procesit të integrimit europian. Ajo përcakton cilësinë e vetë demokracisë.
Fatkeqësisht, në Shqipëri ky raport është përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme. Parlamenti po largohet çdo ditë e më shumë nga funksioni i tij kushtetues si institucion kontrolli dhe mbikëqyrjeje, për t’u reduktuar në një noter të vendimeve të qeverisë.
Vetëm pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë dha demonstrimin më të qartë të këtij përkeqësimi institucional, një zhvillim që nuk përputhet me standardet europiane të funksionimit të institucioneve demokratike.
Me forcën e kartonit, shumica parlamentare refuzoi debatin e kërkuar nga opozita mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, që ngre edhe shqetësime serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike.
Sot Parlamenti shqiptar nuk e udhëheq procesin e integrimit europian, sepse nuk ushtron më funksionet kushtetuese për të cilat është zgjedhur:
nuk merr nisma ligjvënëse,
nuk siguron llogaridhënie të qeverisë
dhe nuk ushtron kontroll e mbikëqyrje efektive.
Por problemi është edhe më i thellë. Shumica parlamentare jo vetëm që e ka zhveshur Parlamentin nga këto funksione, por i mohon edhe opozitës të drejtën për t’i ushtruar ato.
Së pari, Parlamenti nuk merr në shqyrtim nismat e opozitës. Pas Rezolutës së fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, opozita vendosi t’i kthejë një pjesë të rekomandimeve të saj në nisma konkrete ligjore. Asnjëra prej tyre nuk përfshihet në shqyrtim.
Së dyti, Parlamenti nuk kontrollon qeverinë. Instrumenti më i drejtpërdrejtë i llogaridhënies është interpelanca me Kryeministrin.
Gjatë këtij sesioni parlamentar, opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Kryeministrin. Asnjëra nuk është zhvilluar, sepse kryeminitri refuzon te jap llogari per aktet qe mbajne firmen e tij. Zero në 11 interpelanca të kërkuara.
Pa llogaridhënie parlamentare nuk mund të ketë as shtet të së drejtës, as institucione demokratike që funksionojnë sipas standardeve europiane, as integrim në Bashkimin Europian.
Por kontrolli parlamentar nuk është i vetmi funksion kushtetues që është dobësuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me funksionin mbikëqyrës të Parlamentit, veçanërisht në procesin e integrimit europian.
Komisioni për Integrimin Europian u bashkua me Komisionin e Politikës së Jashtme dhe drejtimi iu rikthye shumicës.
Kështu u zhduk i vetmi mekanizëm institucional që garantonte një mbikëqyrje të pavarur parlamentare mbi procesin e negociatave dhe përfshirjen e opozitës.
E njëjta logjikë është ndjekur edhe ndaj instrumenteve të tjera të kontrollit.
Pesë kërkesa të opozitës për komisione hetimore parlamentare janë refuzuar të gjitha.
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 17:36 Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro