Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan e akuzuar për vendosjen e pajisjes shpërthyese, e cila më pas u gjet e vrarë pranë Kievit.
Sipas mediave ukrainase, Anastasia Berezovskaya dyshohet se ka aktivizuar pajisjen shpërthyese me qëllim marrjen e një shpërblimi prej 130 mijë eurosh, që thuhet se ishte ofruar për oligarkun ukrainas Vadim Yermolaev, i cili u plagos në shpërthimin në Monako.
Faqja ukrainase “Strana” raportoi se Berezovskaya ishte paguar 7 mijë euro për kryerjen e shpërthimit, si dhe 4.3 mijë euro të tjera për shpenzimet e saj, ndërsa nuk dihet se ku ka përfunduar pjesa tjetër e shumës së premtuar.
Sipas të njëjtit burim, paratë ishin transferuar në një portofol kriptomonedhash dhe në llogari bankare në emër të 39-vjeçares ukrainase.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka bërë të ditur se Berezovskaya kishte pasur kontakte me dy burrat e arrestuar për vrasjen e saj, pasi sipas autoriteteve, ata i kishin kryer transferta parash 39-vjeçares.
Të dy personat janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e saj. Njëri prej tyre, një oficer në detyrë i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, ka deklaruar se kishte vepruar i vetëm dhe pa dijeninë e strukturës ku shërbente.
Ndërkohë, mbeten ende të paqarta rrethanat e asaj që ka ndodhur në bodrumin e shtëpisë së ish-oficerit të policisë, i cili është arrestuar për vrasjen e 39-vjeçares.
Pamjet e bëra publike nga autoritetet kanë ngritur dyshime se ambienti mund të jetë përdorur si dhomë torture. Në video shfaqet një dyshek me njolla gjaku, dy sëpata, një kazmë, një mushama e shtrirë në dysheme dhe një çantë e madhe.
Ndërkohë, një video nga kamerat e sigurisë, e publikuar nga faqja franceze “L’Actu”, pretendohet se tregon momentet e fundit të Berezovskayas para shpërthimit të bombës që kishte në shënjestër oligarkun ukrainas.
Pamjet tregojnë 39-vjeçaren duke hyrë në një dyqan në qytetin francez Beaujolais, pranë kufirit me Monakon, disa orë para shpërthimit, ku bleu një karikues portativ për telefon.
Sipas punonjëses së dyqanit, gruaja nuk fliste anglisht dhe nuk kishte ngjallur dyshime, pasi dukej “krejtësisht normale”.
Last purchase before the explosion: suspect in attack on Ukrainian oligarch Yermolaev caught on camera
— NEXTA (@nexta_tv) July 8, 2026
Anastasia Berezovskaya entered a shop in the French town of Beausoleil, right on the border with Monaco, just hours before the explosion. Surveillance cameras captured her… https://t.co/ScSq4S3Dwy pic.twitter.com/PPgOCSnTc3
A Ukrainian Ministry of Defense employee confessed to murdering Berezovskaya.
— Chay Bowes (@BowesChay) July 7, 2026
She got four shots in the head on Friday, her body was found yesterday.
Video: a basement torture room where she may have been held. https://t.co/EJXBJpUnOL pic.twitter.com/BKUPLl7MIT
“Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin