3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri

8 Korrik 2026 | 18:16

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, pretendojnë se sot janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

Sipas raportimit të TV21, ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata kanë tentuar të hyjnë në territorin shqiptar me pasaporta diplomatike. Ata thonë se janë mbajtur rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime nga autoritetet kufitare.

Sipas deklarimeve të tyre, fillimisht u është thënë se tre prej tyre mund të vazhdonin udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të hynte në Shqipëri. Në shenjë revolte, delegacioni vendosi të kthehej, ndërsa më pas, sipas tyre, janë njoftuar se ekzistonte një ndalesë për hyrjen e tyre në Shqipëri.

TV21, duke u thirrur në burime, raporton se ndalesa dyshohet të lidhet me përfshirjen e tyre në organizimin e protestave në Tiranë, të njohura si “Revolucioni Flamingo”.

Kjo lëvizje qytetare nisi në fund të majit 2026 si protestë kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës, Zvërnecit dhe projekteve në Ishullin e Sazanit, për t’u shndërruar më pas në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përjetojë një rikonstruktim më të thellë me emra të rinj ministrash dhe aktual që ndryshojnë portofol. Pas mbledhjes...
15:05 | 01/07/2026

“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen...
16:15 | 27/06/2026