Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro pritet të rritet me një mesatare prej vetëm 1.2% në vit në periudhën 2027–2031, ndërsa Bashkimi Europian me rreth 1.4%, shumë më pak se mesatarja globale prej 3.2%.
Megjithatë, disa ekonomi më të vogla europiane pritet të kenë ritme dukshëm më të larta.
Në krye të renditjes është Malta, me një rritje mesatare prej 3.96% në vit, e ndjekur nga Kosova me 3.95%. Ukraina renditet e treta me 3.78%, me pritshmëri që rimëkëmbja të mbështetet nga procesi i rindërtimit pas luftës.
Serbia pritet të rritet me 3.52% në vit, e nxitur nga investimet e mëdha publike dhe përgatitjet për Expo 2027, ndërsa Moldavia me 3.5%, falë reformave dhe mbështetjes financiare nga Bashkimi Europian.
Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria, e cila sipas FMN-së pritet të ketë një rritje mesatare ekonomike prej 3.19% në vit gjatë periudhës 2027–2031. Edhe pse renditet e fundit mes ekonomive europiane me rritjen më të shpejtë, ritmi i saj mbetet dukshëm mbi mesataren e parashikuar për eurozonën dhe Bashkimin Europian.
Në anën tjetër të renditjes, ekonomitë më të mëdha të Europës pritet të vijojnë me ritme shumë më të ulëta. Sipas FMN-së, plakja e popullsisë, borxhi i lartë publik, produktiviteti i dobët, kostot e energjisë dhe pasiguritë gjeopolitike do të vazhdojnë të frenojnë rritjen ekonomike në vitet e ardhshme.
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 18:10 Trump për Melonin: Një njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 17:54 Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 17:45 Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s