Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave amerikane, çifti po kalon një “mini-muaj mjalti” në Yellowstone Club, një resort ultra-ekskluziv në Big Sky, Montana, i njohur për privatësinë maksimale dhe klientelën VIP.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Taylor dhe Travis donin të shijonin “flluskën e tyre të të sapomartuarve”, larg kamerave dhe zhurmës mediatike. Për të mos zbuluar destinacionin, ata thuhet se përdorën avionë privatë me itinerare të ndryshme, duke shmangur gjurmimin e lëvizjeve të tyre.
Yellowstone Club konsiderohet një nga resortet më private në Shtetet e Bashkuara. Kompleksi ofron vila luksoze, pamje spektakolare malore dhe ambiente të rezervuara vetëm për anëtarët, duke u bërë një nga destinacionet e preferuara të personazheve të famshëm.
Pas disa ditësh larg syrit të publikut, Taylor dhe Travis janë fotografuar për herë të parë teksa mbërrinin në Kaliforni. Mediat amerikane raportojnë se ata pritet të marrin pjesë në dasmën e mikut të Kelce, yllit të NFL-së JuJu Smith-Schuster.
Çifti kurorëzoi dashurinë më 3 korrik në Madison Square Garden në New York, në një ceremoni madhështore me rreth 1,000 të ftuar, ndërsa pas dasmës vendosën të shkëputeshin për disa ditë larg vëmendjes mediatike.
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset