Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit

12 Korrik 2026 | 11:30

Futbollisti norvegjez Erling Haaland tha sot, pas humbjes nga Anglia dhe eliminimit nga Kupa e Botës, se skuadra e tij në Kupën e Botës të këtij viti e futi përzgjedhjen e Norvegjisë midis ekipeve më të mëdha kombëtare në botë.

Lojtarët e Norvegjisë u mposhtën pas kohës shtesë nga Anglia me rezultatin 2:1 në çerekfinalet e Kupës së Botës.

“Ky ka qenë një udhëtim i çmendur. Mendoj se kjo ma ka ndryshuar jetën, për të qenë i sinqertë. Ne e vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit”, tha Haaland.

Trajneri i norvegjezëve, Stole Solbakken, theksoi se skuadra e tij luajti në nivelin më të lartë dhe shtoi se gjërat e vogla vendosën fituesin e ndeshjes.

“Jeta është kështu dhe tani na duhet pak pushim. Ky është kulmi i futbollit botëror. Patëm disa probleme në fillim, në 20 minutat e para, por duhet t’i lavdëroj djemtë. I urojmë Anglisë fat të mbarë në të ardhmen”, tha Solbakken.

Ai deklaroi se është shumë krenar për faktin që ekipi i tij i përmbushi pritjet e kombit.

“Ne thamë se do ta rrisnim nivelin e lojës kur të shkonim në Kupën e Botës pas kualifikueseve të shkëlqyera dhe ia dolëm mbanë. Djemtë e kanë arritur këtë. Kemi qenë këtu së bashku për gjashtë javë e gjysmë. Nuk mendoj se dikush është mërzitur për asnjë moment”, tha Solbakken.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi sot se goli i parë i ekipit kombëtar të Anglisë në ndeshjen kundër Norvegjisë ishte i ligjshëm dhe se...
12:49 | 12/07/2026

Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë

Argjentina ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje të...
08:38 | 12/07/2026

Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026

Anglia ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, në një sfidë dramatike...
08:34 | 12/07/2026