Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
Anglia ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, në një sfidë dramatike të zhvilluar në orët e para të së dielës.
Heroi i “Tre Luanëve” ishte Jude Bellingham, i cili realizoi të dy golat që përmbysën avantazhin e norvegjezëve dhe i dhuruan kualifikimin ekipit të tij.
Norvegjia kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të me një supergol të Andreas Schjelderup. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej me epërsinë minimale të skandinavëve në pjesën e parë, Bellingham barazoi në minutën e dytë shtesë. Goli u shoqërua me polemika, pasi topi kishte prekur një kabllo të kamerave pak çaste më parë, por arbitri e konsideroi të rregullt.
Në pjesën e dytë ishte Norvegjia që dominoi lojën, duke krijuar disa raste të pastra shënimi. Një gol iu anulua për faull, ndërsa më pas goditi edhe traversën, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe sfida shkoi në kohën shtesë.
Vetëm tre minuta pas nisjes së shtesës së parë, Jude Bellingham përfitoi nga një top i kthyer nga portieri norvegjez pas një goditjeje nga distanca dhe dërgoi topin në rrjetë për golin e fitores.
Norvegjia u përpoq të rikthehej në lojë deri në fund, por nuk arriti të shmangte eliminimin.
Me këtë fitore, Anglia siguron një vend në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, ndërsa Norvegjia mbyll pjesëmarrjen më të suksesshme në historinë e saj në një Kupë Bote, duke lënë përshtypje shumë pozitive gjatë gjithë turneut.
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e Kupës së Botës
Luajti para pak ditësh në Kupën e Botës, mesfushori Jayden Adams ndërron jetë në moshën 25-vjeçare
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor