Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pas mesnatës në fshatin Bërxullë, në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10. Viktima është shtetasi Edmond Sula alias Ali Sula, rreth 50 vjeç. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë në rrugë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e krimit ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet vijojnë, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë